Trendy

Arrestohet një grua, kërkohej me fletarrest për vuajtje dënimi me burg

Para 1 orë

Më datë 02.04.2026, në ora 09:00, në fshatin Skudrinjë të komunës së Mavrovës dhe Radostushës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Radostushës kanë privuar nga liria shtetasen A.A. (45) nga po i njëjti fshat.

​Arrestimi i saj është bazuar në një fletarrest të lëshuar me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, për vepër penale të kryer sipas nenit 190 dhe nenit 45 të Kodit Penal.

​Personi në fjalë është dërguar menjëherë në institucionin ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e dënimit.

Trending