Me datë 28.01.2025 në ora 17 në ambientet e Spitalit klinik Manastir, nga ana e punonjësve policorë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme Manastir, është arrestuar një mjek në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik Manastir. Ai dyshohet se ka kryer veprën “marrje të ryshfetit” nga neni 357 i Kodit Penal, përkatësisht se pas kryerjes së procedurës kirurgjikale, ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet nga një person nga Manastiri.
Atij iu gjetën dhe sekuestruan paratë, të cilat më parë ishin të markuara. M.S. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij është ngritur kallëzim penal.