Një 59-vjeçar nga Reçica e Vogël ka përfunduar në polici pasi ka penguar aktivitetet e Komunës së Tetovës. Sipas informacioneve, ai kishte vendosur dry në hyrje të një parcele të paraparë për punë komunale, duke pamundësuar qasjen.
“Arrestimi u krye pas një denoncimi nga Komuna e Tetovës, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”










