Më 25 qershor 2026, rreth orës 12:00, në Stacionin Policor të Tearcës është raportuar për një zjarr në një arë përgjatë rrugës rajonale Tetovë–Jazhincë, në territorin e fshatit Tearcë, ku janë përfshirë nga flakët barishtet e thata. Zjarri është lokalizuar plotësisht nga ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës.
Pas masave të ndërmarra nga policia, është konstatuar se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga G.C. (55) nga fshati Tearcë. Ai është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.










