Më 02.03.2025, rreth orës 00:15, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është raportuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga N.N. (48) nga Gostivari, ka goditur këmbësorin B.L. (25) nga Manastiri.
B.L. është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Shoferi N.N. është testuar me alkooltest dhe është konstatuar se e drejtonte automjetin me 1.35 promilë alkool në gjak. Pas urdhrit të prokurorit publik, ai është arrestuar, ndërsa automjeti “Mercedes” është konfiskuar për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të rastit, SPB Shkup do të ngrejë kallëzim penal përkatës.