Funksionari i lartë i BDI-së, Ardijan Muça është arrestuar si pjesë e aksionit të madh policor, i cili është zhvilluar këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve, Ardijan Muça dyshohet për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Deri në këto moment janë arrestuar 29 persona.
Përndryshe në qershor të vitit 2022 Ardijan Muça ishte emëruar drejtor komercial dhe anëtar i Bordit Drejtues në Elektranat . Paraprakisht kishte qenë drejtor i N.P. “Parqe dhe Gjelbërime” në Shkup.
Të dyshuarit akuzohen për krim të organizuar dhe keqpërdorim të thirrjes publike për furnizim me aditivë me çka është shkaktuar dëm prej 6.5 milionë euro në REK Manastir.
Mega aksioni i MPB-së janë përfshirë persona nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërcova dhe Shkupi.
Sipas medieve, i dyshuar dhe i arrestuar është edhe Vasko Kovaçevski, ish drejtor i EMV-së.