Është arrestuar mërgimtari që sot nga hapësirat e Kuvendit të Kosovës bëri thirrje për “pushkatimin” e deputetit Ramush Haradinaj.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme dhe ndaj tij, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, tashmë kanë nisur procedurat ligjore.
Kërcënuesi është Skender Llugiqi.











