Trendy

Arrestohet sedllarcasi me substancë të dyshimtë afër stadiumit

Para 7 muaj

Tetovë, 06 Korrik 2025 – Në rrugën “Ivo Lola Ribar”, pranë Stadiumit të Qytetit në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe arrestuar S.S. (37) nga fshati Sedllarcë e Poshtme.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dy qese të vogla me një substancë të panjohur me ngjyrë të gjelbër, e dyshuar si lloj bari narkotik. Materialet janë konfiskuar dhe janë dërguar për ekspertizë.
I dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës në përputhje me ligjet në fuqi.

Trending