Më 21.02.2026 në ora 02.30, në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.B.(39) nga fsh. Bogovinë.
Gjatë kontrollit në komunikacion është konstatuar se i njëjti ka drejtuar automjetin “Polo” me targa të Shkupit pa leje drejtimi.
Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa E.B. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.










