Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në pikën kufitare “Tabanoc” është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, në valixhet e të cilit janë gjetur 3622 monedha arkeologjike, përcjell TV21. Nga MPB thonë se ai po udhëtonte me autobus nga Shqipëria, për në Itali.
“Me datë 18.11.2024 në ora 20:50 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria V.A. (32) nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të një autobusi me targa shqiptare, që po qarkullonte në relacion Shqipëri-Itali, V.A. është përzgjedhur për kontroll shtesë, pas çka në bagazhin e tij janë gjetur tre thasë me 3622 monedha me vlerë arkeologjike, të ndryshme sipas formës, vlerës, madhësisë dhe origjinës. Me personin është zhvilluar bisedë zyrtare dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit janë konfiskuar monedhat për procedurë të mëtutjeshme”, thonë nga MPB./tv21.tv