Më 02.03.2025 në orën 14.30 në Gostivar, nëpunësit policorë të NJPB Gostivar e privuan nga liria G.P.(25) nga Republika e Shqipërisë.
Ai dyshohet se më parë në një objekt fetar në Gostivar ia ka marrë celularin dhe paratë B.T.(29), nga f.Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit.
Gjëja e marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa G.P. është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumetimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.