Në sheshin “Iliria” në Tetovë pasditen e sotme nisi protesta e thirrur nga iniciativa “Zero”, me moton “protestë kundër korrupsionit që vret”. Qytetarët përmes pankartave kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi të vërtetë për rastin e djegies së diskotekës në Koçan, djegien e Spitalit Modular në Tetovë, djegies së autobusit të “Besa Trans” në Bullgari, por dhe të aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”.
Kujtojmë se protesta sot janë paralajmëruar edhe në Shkup, e që janë thirrur nga nisma “Kush e ka radhën?”. Protesta do të mbahet me fillim nga ora 18:59 në sheshin “Maqedonia”.
Nga “Kush e ka radhën?” mohojnë të kenë lidhje politike, thonë se nisma është qytetare dhe nuk ka qëllim të përfshihet në organizimin studentor dhe shtojnë se besojnë në aftësinë e studentëve për t’u ndarë nga ndikimet partiake dhe të jashtme.