Sot është publikuar lista e kandidatëve për këshillin e Komunës së Tetovës nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ku është konfirmuar se Asaf Abdurahmani do të jetë bartës i listës.
Portali Tetova1, duke iu referuar burimeve jozyrtare, disa ditë më parë pati raportuar për këtë zhvillim, i cili sot mori konfirmimin zyrtar.
Abdurahmani, i njohur për angazhimin e tij në skenën publike dhe me përvojë si ish-drejtor në Fondin Shëndetësor të Maqedonisë, pritet të ketë një rol të rëndësishëm në fushatën e AKI-së në Tetovë.
Koalicioni AKI, që përbëhet nga BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe disa parti tjera,










