Trendy

Asaf Abduramani pritet të jetë bartës liste i AKI-së në Tetovë?

Para 3 muaj

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), koalicioni i përbërë nga BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe disa parti të tjera më të vogla, pritet ta zyrtarizojë Asaf Abduramanin si bartës të listës zgjedhore për njësinë e Tetovës.

Burime partiake bëjnë të ditur se emri i tij është diskutuar dhe ka marrë mbështetje të gjerë brenda strukturave, si një figurë që mund të përfaqësojë fuqishëm këtë koalicion në qytetin e Tetovës.

Në të njëjtën kohë, AKI tashmë ka shpallur edhe kandidaturën e Bajram Rexhepit për kryetar të Komunës së Tetovës, duke hyrë në garë me dy emra që konsiderohen të njohur dhe me përvojë në jetën politike dhe institucionale.

Zyrtarisht, vendimi për listën zgjedhore ende nuk është shpallur, por konfirmimi për Asaf Abduramanin pritet në ditët e ardhshme.

Asaf Abduramani është një emër i njohur në opinionin publik. Ai më herët ka ushtruar funksionin e drejtorit në Fondin Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut dhe konsiderohet si një kuadër me përvojë të gjerë institucionale dhe politike.

Trending