Një status i Taravarit në Facebook ku kërkoi që ASH të garoj së me opozitën shqiptare në zgjedhjet që prititet të mbahen më 8 Maj, ka nxjerur në sipërfaqe kundërshtimet e ish kryetarit Ziadin Sela dhe një grupi funksionarësh të ASH që kanë pasur me Arben Taravarin në lidhje me këtë temë.
Taravari nëpërmjetë FB i ka kërkuar kuvendit dhe antarësisë të dalin në zgjedhje krahas opozitës shqiptare. “Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend” është shprehur Taravari.
Kërkesa e Taravarit ka bërë që të dalin në pah menjëherë ndarjet brenda ASH që kanë në lidhje me këtë çështje. I pari ka reaguar Krenar LLoga duke thëën se Taravari nuk i ka bërë një kërkesë organeve partiake e që mbetet në fuqi vendimi i Kuvendit partiak që në zgjedhje të dalin vet.
Më i ashpër në reagim ka qenë ish kryetari Sela duke e quajtur Taravarin si kontrabandues të partisë. “Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook“ është shkelje e rëndë e Stautit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët” thuhet në reagimin e Ziadin Selës.