Trendy

ASH e Taravarit me 4 kandidatë në zgjedhjet lokale, ja emrat

Para 9 muaj

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës me 4 kandidatë, në kuadër të bashkëpunimit me Frontin Europian dhe Frontin Kombëtar, mëson INA.

Kandidatët e propozuar nga krahu i Taravarit pritet të garojnë në komunat:

Gostivar – Valbon Limani
Saraj – Blerant Ramadani
Tearcë – Nazim Taipi
Vrapçisht – Isen Shabani

Kjo marrëveshje pritet të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme. (INA)

Trending