ASH – krahu i Selës, shkarkon Taravarin nga posti i kryetarit të partisë

Para 1 vit

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët sot i cili po mbahet në Shkup, ku 108 kuvendarë të Kuvendit Qendror të ASH ishin prezent, 106 votuan pro shkarkimit të Arben Taravarit nga pozita e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa vetëm Bekim Pocesta votoi kundër dhe një abstenoi nga votimi, informon Tv Klan.

Javën e ardhëshme pritet të thirret Kongresi i partisë dhe të vuloset shkarkimi i kryetarit Arben Taravari./tvklan.mk/