Trendy

ASH Sela: Diaspora në Zvicër me përkrahje të fuqishme

Para 2 orë

Aleanca për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar për një pritje të ngrohtë dhe mbështetje të madhe nga diaspora shqiptare në Cyrih të Zvicrës, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, Sela së bashku me deputeten Ilire Dauti u mirëpritën nga qindra bashkëatdhetarë në një organizim të Shoqatës Kulturore simotër “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër.

Njoftimi i plotë:

“Pritje e ngrohtë dhe mbështetje madhështore nga diaspora shqiptare, në Cyrih të Zvicrës

Kryetari, Ziadin Sela dhe deputetja, Ilire Dauti, u mirëpritën nga qindra bashkëatdhetarë në Cyrih të Zvicrës, në një organizim të Shoqatës Kulturore simotër  “Lëvizja Shqiptare” në Zvicër.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me shumë entuziazëm, u bisedua për tema kombëtare të rëndësishme dhe me interes për shqiptarët në vend dhe në diasporë. Të pranishmit theksuan mbështetjen dhe vlerësimet e tyre për punën dhe betejat tona politike e institucionale në mbrojtje të kauzës kombëtare në përgjithësi dhe diasporës në veçanti pas goditjeve që ju bënë me fshierjen e tyre nga shumë të drejta politike siç ishte numri i këshilltarëve dhe hisja në buxhet dhe investimet publike.

Mërgimtarët shprehën interesim dhe shqetësim për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa bashkërisht biseduan për rëndësinë e organizimit politik të diasporës si pjesë e pandashme e vendlindjes.

Sela dhe Dauti theksuan rolin aktiv dhe kontributin ndër dekada që ka dhënë diaspora shqiptare për vendlindjen, duke shtuar se tani është koha për kyçjen më aktive të diasporës në politikë dhe vendimmarje. Në këtë drejtim, lideri Ziadin Sela potencoi qëndrimin e subjektit tonë për sigurimin e mundësisë së votimit të diasporës në mënyrë elektronike ose me postë, në zgjedhje të drejtëpërdrejta në vend.

Në këtë takim u theksua se të gjitha betejat do t’i vazhdojmë bashkërisht si subjekt politik dhe me shoqatat tona si motra në diasporë, duke afruar edhe më shumë bashkëveprimin me mërgatën” përfundojnë nga ASH e Ziadin Selës./tetova1.mk

 

Trending