Trendy

ASH-Sela: Ta ngremë zërin dhe të veprojmë për t’i prishur planet antishqiptare!

Para 2 orë

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kanë reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski se autostrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje.

“Kryeministri Mickoski sot vetëm konfirmoi atë që Kryetari, Ziadin Sela, denoncoi shumë ditë më parë (10 mars, 2026). U desht një kohë që të gjejnë një alibi dhe të fshihen pas UNESCO-s, por ne nuk do të dorëzohemi. Edhe këtë alibi do t’ua demaskojmë e demantojmë si edhe çdo tendencë tjetër për të eliminuar Strugën dhe vendbanimet e tjera shqiptare nga korridoret ndërkombëtare dhe për të devijuar tërësisht Korridorin 8. Këto skenare nuk duhet t’i lejojmë dhe të gjithë duhet të ngrejmë zërin e të veprojmë për të prishur planet e tilla antishqiptare”, thuhet në reagimin e ASH-së, raporton SHENJA.

Trending