Aleanca për Shqiptarët sot do të mbaj Kongresin e pestë të jashtëzakonshëm nën moton “Ndryshimi Vazhdon”, përcjell INA.
Kongresi do të mbahet në ora 14:00 në Pallatin për Kulturë në qytetin e Tetovës.
Sipas agjendës, në pjesën ceremoniale kongresi do të jetë i hapur për media, ndërsa punimet do jenë të mbyllura për publikun.
Më pas do jetë fjalimi i hapur për opinionin publik nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Nga ky Kongres partiak pritet të dalin organet e reja partiake, përfshirë Kuvendin dhe Kryesinë e re partiake.(INA)