Trendy

ASK punëson: Shpallet konkurs publik, paga deri në 60.000 denarë

Para 1 orë

Agjencia për Siguri Kombëtare ka shpallur konkurs publik për punësimin e inxhinierëve, me ose pa përvojë paraprake pune, shkruan Kurir.mk, përcjell tetova1

Paga për pozitat e punës të përfshira në konkursin publik varion nga 50.000 deri në 60.000 denarë, varësisht nga pozicioni i punës dhe përvoja e mëparshme profesionale.

“Ky është konkursi i dytë publik që nga formimi i Agjencisë, me çka edhe një herë konfirmohet përcaktimi për një procedurë transparente, të hapur dhe ligjore në punësimin e kuadrove. Agjencia për Siguri Kombëtare zbaton në mënyrë konsekuente praktikën e informimit publik dhe të barabartë, duke u mundësuar të gjithë kandidatëve të interesuar që i plotësojnë kushtet të aplikojnë dhe të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes në kushte të barabarta. Me këtë konkurs, Agjencia hap mundësinë për përfshirjen e inxhinierëve profesionistë dhe të motivuar, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftimin publik të ANB-së.

Kushtet e detajuara, kriteret dhe afati për aplikim, si dhe dokumentacioni i nevojshëm dhe teksti i plotë i konkursit publik, mund të shkarkohen në ueb-faqen e Agjencisë, në seksionet “Transparenca” dhe “Karriera”./tetova1.mk/

Trending