Trendy

Askush nga VLEN nuk shkoi në Hungari! Kasami: Do të shkojmë kur për neve do të ketë projekt apo marrëveshje për të nënshkruar

Para 1 vit

Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me një pjesë të ministrave po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, përcjell TV21. Mirëpo, në këtë vizitë, nuk u pa asnjë funksionar si përfaqësues i koalicionit VLEN.

I pyetur për këtë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se në Budapest shkuan ministrat të cilët duhej të nënshkruanin projekte e marrëveshje konkrete.

“Po i bie se nuk ka pasur ndonjë projekt konkret, ndonjë marrëveshje konkrete, ne me Hungarinë si vend i BE-së kemi relacione të mira, nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë situatë të tillë me ministri të udhëhequr nga kuadrot e VLEN, sigurisht që do të jetë pjesë e këtyre projekteve”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv

Trending