Maqedoni

Asnjë mbledhje e Komisionit që e drejton BDI

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 1, 2024, 03:11

Tre muaj nga vendimi për themelimin e Komisionit për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të qytetarëve nga të gjitha komunitetet në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike dhe një muaj nga zgjedhja e anëtarëve, ky trup deri më tani nuk ka mbajtur asnjë seancë, shkruan Alsat.

Ndonëse deputetët e Frontit Evropian u shprehën më të zëshmit se pas heqjes së balancuesit, do të cenohet përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në organet shtetërore, ata nuk janë takuar asnjëherë me Komisionin të cilin e udhëheq Talat Xhaferi, i cili u mundëson të diskutojnë pikërisht këtë çështje.

“Është komision “ad-hoc” i cili është formuar nga kjo punë dhe unë jam vetëm anëtar. Komisioni është formuar para një muaji, ka kaluar në Kuvend, deri më tani nuk jemi takuar me kryetarin dhe deputetët, me siguri të gjithë ata deputetë në Kuvend kanë ndjenjë për këtë çështje, por ne nuk jemi takuar ende dhe nuk mundem të flas më shumë”, tha Sali Murati, deputet i Frontit Evropian në Kuvend.

Komisioni për monitorimin e përfaqësimit të drejtë u themelua si rezultat i marrëveshjes ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nga fillimi i qershorit.

Fronti Evropian atëherë kontribuoi në sigurimin e shumicës prej dy të tretave të nevojshme për riorganizimin e organeve të qeverisë kurse partitë në pushtet më pas votuan pikërisht për themelimin e këtij Komisioni për monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

BDI-ja më pas tha se Komisioni nuk është zëvendësues i balancuesit, por vetëm mjet tjetër për të monitoruar përfaqësimin e drejtë në shërbimet shtetërore, por pavarësisht se partia e Ahmetit është më e zëshmja në opinion për këtë çështje, kryetari i komisionit nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi asnjëherë nuk i ka ulur anëtarët e komisionit në tavolinë.

Kjo tregon se ndonëse BDI-ja pothuajse çdo ditë publikisht kritikon heqjen e balancuesit dhe madje e thekson si një nga arsyet pse sipas tyre situata me çështjet ndëretnike është në nivel kritik si para konfliktit ushtarak të vitit 2001. Nga ana tjetër, Komisioni i sapoformuar për përfaqësim të drejtë, të paktën për momentin, nuk është përdorur fare në praktikë. Ndryshe, balancuesi është shfuqizuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese për shkak të keqpërdorimeve gjatë punësimit në administratën publike, ndërsa zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka bërë të ditur se koalicioni VLEN do të ofrojë propozim- ligj të ri për përfaqësim të drejtë që do të duhet të zëvendësojë balancuesin./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen
IMG_8976
A e dinit se besimi te Babagjyshi i vitit të ri nuk i bën fëmijët më të mirë, por i dëmton ata!
IMG_8967
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë