Në vazhdën e angazhimeve për rritjen e sigurisë dhe forcimin e rendit publik në vend, zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN, Astrit Iseni, realizoi një vizitë pune në Njësinë Policore në Tearcë.
Vizita përbën pjesë të takimeve të rregullta me sektorët e MPB-së dhe njësitë operative në terren, me synim përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e efikasitetit në shërbimet ndaj qytetarëve.
Gjatë takimit me zyrtarët lokalë të policisë, u shqyrtua gjendja e përgjithshme e sigurisë në rajon, u analizuan trendet e dukurive kriminale dhe u diskutuan masa konkrete për parandalimin dhe goditjen e tyre. Në fokus të veçantë ishin edhe modalitetet për reagim më të shpejtë dhe më profesional në terren.
VLEN, përmes përfaqësuesve të saj institucionalë, shpreh mbështetje të plotë për qasjen proaktive të institucioneve të sigurisë dhe punën e palodhur të strukturave të MPB-së në terren.
Përmes kësaj vizite, u theksua se qëllimi mbetet i pandryshuar: një shtet ligjor funksional, një polici profesionale dhe qytetarë të barabartë e të mbrojtur në çdo pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.










