Trendy

Atentati ndaj Trump, reagon Ali Ahmeti: Jemi me SHBA-të

Para 3 orë

Ali Ahmeti

Sulmi i fundit në Washington, DC është një akt i rëndë që synon të godasë vlerat themelore të demokracisë dhe lirisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar vazhdimisht se mbeten të palëkundura përballë çdo kërcënimi, falë forcës së institucioneve dhe unitetit të popullit të tyre.

Shpreh mbështetje të plotë dhe solidaritet të thellë me popullin amerikan dhe institucionet e tyre të sigurisë 🇺🇸. Reagimi i shpejtë dhe profesional edhe një herë tregoi se dhuna nuk mund të triumfojë mbi demokracinë.

Në këto momente, qëndrojmë krah për krah me SHBA-të, duke mbështetur pa asnjë rezervë përpjekjet e tyre për siguri, paqe dhe mbrojtjen e vlerave demokratike kudo në botë.

Trending