Një sondazh i ri në Austri tregon se kostot e banimit për studentët kanë arritur mesatarisht 586 euro në muaj.
Sipas të dhënave, qiratë në konvikte janë rritur ndjeshëm që nga viti 2015, ndërsa studentët që jetojnë vetëm ose në çifte paguajnë më shumë se ata në banesa të përbashkëta.
Megjithatë, raporti tregon edhe një rënie të lehtë të studentëve që raportojnë vështirësi financiare.










