Ministri i shëndetësisë dhe një nga figurat e njohura të Aleancës për Shqiptarët, Azir Aliu, ka organizuar një iftar të përbashkët me përfaqësues dhe simpatizantë të ASH-së.
Në këtë organizim kanë qenë të pranishëm deputetja Mimoza Musa si dhe zyrtari partiak Ilir Demiri, duke dhënë mesazh uniteti dhe bashkëpunimi brenda strukturave të partisë gjatë muajit të Ramazanit.
Megjithatë, në këtë iftar është vërejtur mungesa e Arben Fetai, çka ka nxitur komente dhe spekulime në opinion lidhur me raportet e brendshme në parti. Edhe pse prej kohëa flitet për përplasje të brendshme brenda ASH-së së Arben Fetait.





