Trendy

Azir Aliu “shpërthen” ndaj Taravarit: Nuk u kthyet për shqiptarët, por ngaqë humbët privilegjet!

Para 9 muaj

Pas deklaratës së mbrëmshme të Arben Taravarit, i cili tentoi të arsyetojë largimin nga qeveria me tezën se “kemi dalë për shqiptarët”, ka ardhur një kundërpërgjigje e ashpër nga Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në një reagim të shkurtër, por të ngarkuar me tone të forta politike, Aliu nuk kurseu kritikat ndaj qëndrimit të Taravarit dhe bashkëpunëtorëve të tij. “Ata që kthehen vetëm kur u mbyllen rrugët, s’kthehen për popullin, kthehen për veten,” u shpreh ministri, duke e etiketuar rikthimin në opozitë si një akt jo parimor, por të shtyrë nga humbja e privilegjeve dhe mungesa e alternativave politike.

Ky qëndrim vjen në një moment delikat për opinionin publik shqiptar, ku po vërehet një rritje e pakënaqësisë ndaj politikanëve që, pas përfundimit të angazhimit qeveritar, përpiqen të rimarrin rolin opozitar me retorikë nacionaliste dhe moraliste.

Në qarqet politike, deklarata e Aliut po interpretohet si sinjal i qartë se krahu i Aleancës për Shqiptarët që ka zgjedhur të mbetet në qeveri nuk do të heshtë përballë përpjekjeve për të manipuluar opinionin publik me “patriotizma të vonuara” dhe kalkulime personale politike.

Trending