Sabri Aziri, zëdhënës i Shtabit Lokal të koalicionit VLEN në Çair, ka kritikuar sot kandidatin e opozitës për komunën e Çairit, Bujar Osmani, për mungesë të interesit real ndaj qytetarëve dhe për fokus të tepruar në çështje që janë kompetencë e pushtetit qendror.
“Kandidati i opozitës për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nuk interesohet për banorët e Çairit, ai i sheh ata vetëm si mjet për realizimin e qëllimeve personale. Ai as që i njeh kompetencat e sakta të komunës, as që mund t’i dallojë nevojat e vërteta të qytetarëve. Prandaj më së shumti preferon të flasë për tema që janë kompetencë e pushtetit qendror.” tha Aziri.





