Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, përmes një postimi në facebokk ka komentuar qëndrimet e koalicionit opozitar AKI lidhur me Ligjin për Safe City, përcjell tetova1
Azizi thekson se koalicioni opozitar AKI ishte e gatshme ta votojë Ligjin për Safe City, nëse do të varej nga votat e tyre. Këtë e dëshmojnë deklaratat e deputetëve të BDI-së dhe qëndrimi i Ali Ahmetit pas takimit të liderëve
Postimiq i plotë:
“AKI po tkurret, populizmi nuk e mbulon defaktorizimin e opozitës
Koalicioni opozitar AKI ishte e gatshme ta votojë Ligjin për Safe City, nëse do të varej nga votat e tyre. Këtë e dëshmojnë deklaratat e deputetëve të BDI-së dhe qëndrimi i Ali Ahmetit pas takimit të liderëve.
Por çfarë ndodhi sot? Sot AKI e humbi edhe Badenterin. Sot AKI e pa se nuk ka më peshë politike as në numra në Kuvend, ashtu siç e humbi edhe peshën elektorale në zgjedhjet lokale. E votuam Avokatin e Popullit me Badenter, pa votat e AKI-së.
Për ta mbuluar tkurrjen dhe humbjen e Badenterit, AKI ndryshoi qëndrim për Safe City, duke u munduar që në moment të fundit të kapet në litarin populist.
Por unë e them me bindje se ky ligj mbron jetën, parandalon aksidentet dhe vdekjet tragjike nëpër rrugët tona. Këtë e di edhe AKI-ja. Këtë e thonte edhe AKI-ja deri sot.”, përfundon Azizi./tetova1.mk










