Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe solli lirinë e vendit, raporton gjurmë.info.
Në reagimin e tij, Azizi është shprehur se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së që i solli lirinë Kosovës, ndërsa ka dhënë përkrahje të fuqishme për prijësit e kësaj lufte që, sipas tij, po përballen me një gjykim të padrejtë.
“Askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së që i solli lirinë Kosovës. Përkrahje e fuqishme për prijësit e kësaj lufte që po përballen me një gjykim të padrejtë.Liri për çlirimtarët!”, theksohet në reagimin e deputetit Azizi./gjurmë.info/










