Trendy

Azizi: BDI-ja e shiti Kërçovën për ta fituar Tetovën, por plani i dështoi

Para 2 orë

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka adresuar akuza të rënda ndaj BDI-së, duke pretenduar se kjo parti në zgjedhjet e fundit lokale ka hequr dorë nga komuna e Kërçovës për të siguruar fitore në Tetovë.

Këto deklarata Azizi i bëri në përgjigje të disa akuzave të ish-kandidatit të BDI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, për të cilin tha se ndodhet në gjendje të rëndë zhgënjimi pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit lokale.

“E mirëkuptoj Bajram Rexhepin për frustrimin e madh pas humbjes katastrofale në Tetovë, me diferencë prej 5.500 votash. Ai ishte në dëshpërim dhe zhgënjim total, si personal ashtu edhe i BDI-së, pas gjithë atyre marrëveshjeve që kishin bërë me të gjithë, si me miqtë, ashtu edhe me kundërshtarët politikë, vetëm për ta mundur Bilallin. Madje, kishin “shitur” edhe Kërçovën për ta fituar Tetovën, por plani i tyre dështoi”, deklaroi Azizi për portalin Ora.tv.

Trending