“Rruga Tetovë – Prizren është projekti ynë strategjik dhe do të tentojmë me çdo kusht që të realizohet”, tha deputeti Adnan Azizi në lidhje me rrugën Tetovë – Prizren dhe njëkohësisht iu përgjigj Bajram Rexhepit në lidhje me këtë rrugë.
Azizi sqaroi se për rrugën Tetovë – Prizren janë dy çështje të ndara, është pjesa e tunelit dhe traseja që duhet të shkojë deri te tuneli.
“Është çështja e tunelit, me projektin që duhet të realizohet në nivel të dy qeverive. Dhe traseja që duhet të shkojë deri tek tuneli, që duhet ta realizojë komuna dhe këto ditë do të nis punimet. Pastaj tuneli është çështje tjetër, është projekt milionësh, duhet projektim dhe fonde për realizim”.
“Pjesë e negociatave të qeverive kam qenë edhe unë dhe vazhdimisht kemi potencuar rrugën Tetovë – Prizren dhe është projekt strategjik i joni dhe ne me çdo kusht do të tentojmë që të realizohet”, tha Azizi.










