Trendy

Azizi: Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës

Para 4 javë

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi mbrëmë në hapjen e fushatës për zgjedhjet lokale në Gostivar ka theksuar se është koha që në krye të Gostivarit të kthehet Nevzat Bejta dhe t’i rregullojë krejt ato që i shkatërruan këta të tjerët, informon portali “tetova1”.

“Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës. Qytetarët e Gostivarit e dijnë mirë këtë. Është koha që të kthehet dhe t’i rregullojë krejt ato që i shkatërruan këta të tjerët.
Ata nuk garojnë për të bë punë për Gostivarin. Atyre iu duhet Gostivari për mbijetesë politike. Për ta shpëtuar karrierën personale dhe për ta financuar partinë. Nuk e kanë hallin e Gostivarit dhe gostivarasve.

Gostivari sot ka nevojë për siguri politike, për stabilitet, për një dorë të provuar, jo për eksperimente, jo për improvizime dhe jo për njerëz që e shohin qytetin si shpëtim politik.
Urime kandidatit Nevzat Bejta dhe urime për përzgjedhjen si shef shtabi Bahar Shabani!”, ka thënë Adnan Azizi. /tetova1/

Trending