Uncategorized

Azizi: Institucionet shëndetësore janë të angazhuara maksimalisht për të siguruar trajtim cilësor dhe rehabilitim të plotë për të gjithë pacientët

March 24, 2025, 06:03


Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të mediave,

Sikurse çdo ditë, jemi këtu për t’ju informuar mbi gjithçka. Unë sot do t’ju informoj mbi gjendjen e të lënduarve nga tragjedia e Koçanit dhe mbi të gjitha zhvillimet që lidhen me trajtimin dhe rehabilitimin e tyre. E dimë që kjo është një situatë e vështirë për të gjithë, veçanërisht për familjet e të prekurve, dhe ndaj mbetemi të përkushtuar për t’ju sjellë informacion të saktë, të përditësuar dhe për të siguruar që çdo pacient të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm.

Sipas të dhënave të fundit, 16 pacientë që po trajtoheshin në vend do të lirohen sot nga spitali dhe do të vazhdojnë trajtimin në kushte shtëpiake.

Ne po presim që edhe gjysma e pacientëve të trajtuar jashtë vendit të kthehen brenda dy javësh në vendin tonë, për të cilet po marrim të gjitha hapat e nevojshëm për të vazhduar trajtimin adekuat të tyre. Aktualisht, 116 pacientë po trajtohen jashtë vendit, dhe gjatë kësaj jave presim që 8 prej tyre të kthehen dhe të vazhdojnë trajtimin në vend.

Ndërsa, gjendja e disa pacientëve mbetet e rënduar. 4 prej atyre që ndodhen jashtë vendit janë në gjendje kritike, por po bëjmë gjithçka për të siguruar trajtimin e nevojshëm dhe shpresojmë në përmirësimin e tyre.

Përveç kujdesit nëpër spitale, në kuadër të përkujdesjes afatgjatë, kemi siguruar që një ekip kirurgësh do të qëndrojë në Koçan për të mbështetur pacientët që trajtohen në shtëpi, duke shmangur udhëtimet e tyre të mundimshme drejt klinikave. Gjithashtu, Spitali i Shtipit ka në dispozicion 4 kirurgë, të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për t’u dhënë mbështetje pacientëve.

Institucionet shëndetësore janë të angazhuara maksimalisht për të siguruar trajtim cilësor dhe rehabilitim të plotë për të gjithë pacientët. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë rregullisht mbi gjendjen e tyre dhe masat që po ndërmerren.

Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë me përkushtim të plotë dhe në bashkëpunim mes institucioneve përgjegjëse. Qeveria mbetet e vendosur të zbardhë të vërtetën dhe të sigurojë që përgjegjësit do të mbajnë llogari për veprimet e tyre.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_0229
Ervin Toro, shqiptari nga Amerika që do sjell ndryshimin në Shqipëri
IMG_0171
Në fillim licenca, pastaj leja për punë: Rregulla të reja për objektet gastronomike dhe ndërtimore
IMG_0168
Mustafa Imeri, drejtor i Filharmonisë së RMV-së
IMG_0165
Pesë pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore! 12 lëshohen në trajtim shtëpiak, një kthehet nga Beogradi
IMG_0162
MPB me detaje për aksionin e sotëm lidhur me ‘Ndërmarrjen e Rrugëve shtetërore’
IMG_0159
Është publikuar lista e kompanive ndërtimore që kanë mbetur pa licenca