Kohën e fundit në koluaret politike të shpeshta kanë qenë thëniet se në Lëvizjen Besa ka përçarje ndërmjet kreut Bilall Kasamit dhe sekretarit të partisë Adnan Azizit, informon portali “tetova1”.
Por deputeti Azizi nëpërmjet një publikimi në facebook i ka hedhur posht këto teza.
“Dardhat do të bëjnë në mot tha.
E nga e din?
Sepse arushës i hahet dardha…
Lëvizja BESA është super e unifikuar. Ata që presën të hanë dardha do ju mpihen dhëmbët. Nuk ju ndez propaganda e përçarjes!”, ka shkruar Azizi. /tetova1/