Trendy

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Para 15 orë

Shefi i Shtabit të VLEN-it për zgjedhjet lokale në Bërvenicë, Adnan Azizi, ka njoftuar për hapjen e shtabit të koalicionit në Çellopek të Epërm, duke shënuar nisjen e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme lokale, transmeton Zyrtare.net

Azizi bëri të ditur se VLEN në këto zgjedhje garon me Jakup Huseinin, të cilin e cilësoi si kandidat të përgatitur, të drejtë dhe pa bagazh politik.

“VLEN garon me Jakup Huseinin, një kandidat të përgatitur, të drejtë dhe pa bagazhe politike, që e njeh nga afër komunën dhe problemet e qytetarëve”, shkroi Azizi.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të fundit në Bërvenicë ka dhënë një mesazh nga qytetarët, ndërsa tani, siç shprehet ai, synohet që ky vullnet të bashkohet dhe të çohet deri në fund.

“Bërvenica e dha mesazhin e saj në zgjedhjet e fundit. Sot na takon ta bashkojmë atë vullnet dhe ta çojmë deri në fund fitoren që na u mohua”, theksoi Azizi.

Ai shtoi se synimi i VLEN-it është që Bërvenica, me Jakup Huseinin në krye, t’u bashkohet komunave të Pollogut që, sipas tij, po ecin përpara.

Në tubimin për hapjen e shtabit, Azizi tha se është përsëritur edhe qëndrimi i VLEN-it lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Shfrytëzuam rastin ta përsërisim qëndrimin e VLEN-it kundër gjykimit të padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së. Shpresojmë që Apeli ta përmirësojë këtë padrejtësi”, shkroi Azizi.

Trending