Maqedoni

Azizi: Mickoski ka gatishmëri për zyrtarizimin e gjuhës shqipe – s’ka ngarkesa nacionaliste!

March 4, 2025, 07:03

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi është i bindur se kjo qeveri do ta mbyllë çështjen e simboleve shtetërore dhe beson se rreth kësaj çështjeje mund të gjendet zgjidhje që pajton dy komunitetet më të mëdha në RMV.

Në emisionin “Dialog te Lajmi”, Azizi tha se kryeministri Mickoski nuk ka ngarkesa nacionaliste dhe se ka gatshmëri për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

“Ka zgjidhje që pajton dy komunitetet edhe për çështjen e simboleve, edhe për çështjen e himnit, edhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Të jem i sinqertë, Mickoski ka gatishmëri, nuk ka ngarkesë nacionaliste dhe është një kryeministër që me racionalitet u qaset temave dhe gjithmonë presim momentin që këto tema, mos tua lëmë trashigim gjeneratave ashtu siç erdhen disa subjekte qëndruan dhe shkuan dhe nuk i zgjodhën. Në mandatin tonë do të zgjidhen edhe çështja e gjuhës shqipe, edhe e himnit, edhe e stemës, edhe e të gjitha simboleve tjera”, tha deputeti Adnan Azizi, në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30, në të gjitha platformat e gazetës LAJM në internet.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas

Më shumë nga kategoria

IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_2877
Izet Mexhiti takon përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane
IMG_6868
19 vjeçari nga Gostivari arrestohet nga policia, shkaktoi aksident me pasojë vdekje
IMG_7478
Doktor Fitim Shabani nga Maqedonia, ndër stomatologët më të mirë botëror
IMG_7461
Azizi: Mickoski ka gatishmëri për zyrtarizimin e gjuhës shqipe – s’ka ngarkesa nacionaliste!
IMG_6868
Një grua humb jetën dhe dy persona lëndohen rëndë në një aksident në autostradën Tetovë-Gostivar
IMG_7454
Unikkatil flet pasi humbi vëllain, zbulon amanetin e fundit të Mentorit