Maqedoni

Azizi: Në Parlament ka dy LEVICA, ajo e Apasievit dhe Ahmetit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 11, 2025, 02:01

Deputeti i koalicioni VLEN, Adnan Azizi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar ndodhitë e mbrëmshme në Parlament ku në rend dite ishin interpelancat e parashtruara nga BDI dhe E Majta. Ai thotë se edhe pse u mbështet interpelanca nga partitë maqedonase, Ilire Dauti do të vazhdojë të jetë kryetare e Komisionit për punës sociale. Azizi është decid ku thotë se interpelanca ndaj Ilire Dautit ishte e koordinuar mes Levicës së Apasievit dhe BDI-së së Ahmetit.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të deputetit Azizi:

Një milion fytyra në një!
Çdo hap politik që po bën BDI dhe patericat e saj në Frontin Europian, nxjerr një fytyrë të re të saj, e cila për fat të keq, gjithmonë është më e keqe, më e vrazhdë dhe më manipuluese!
Kështu ndodhi edhe mbrëmë, me interpelancën ndaj deputetes Ilire Dauti si kryetare e Komisionit për punë sociale në Kuvend. Interpelancë e iniciuar nga LEVICA.

Por e ndjej të nevojshme të informojmë sa më saktë opinionin.
E para: dhe pse interpelanca e LEVICËS u mbështet nga partitë maqedonase, Ilire Dauti përsëri do të jetë kryetare e Komisionit për punë sociale. Dhe kjo është çështje e vulosur.

E dyta: Ilire Dauti nuk është shkarkuar nga posti i deputetes, siç pretendonin të manipulojnë opinionin mbrëmë të gjithë ish funksionarët e BDI-së dhe patericat e saj, të cilët gati 8 muaj nuk bëjnë gjumë të qetë, pasi nuk e dinë kur do u hy policia në shtëpi!

E treta: Që është më e rëndësishmja. Aj të kthehemi pak në kohë. BDI-stat mendojnë se shqiptarët harruan që interpelanca e ngritur ndaj deputetes Ilire Dauti ishte, ishte veprim i koordinuar mes BDI-së dhe patericave, LEVICËS dhe LSDM-së. Dhe kjo u bë rreth tre muaj më parë, kur BDI me patericat e saj brenda, në koordinim me tashmë LSDM-në e re nacionaliste dhe LEVICËN bënë plan destabilizimi për vendin, ku LSDM duhet të dorëzojë ligjin e “Branitellave”, Ilirja gjoja nuk do e kalojë në komision, dhe LEVICA do të ngre interpelancë. Kështu opinioni do të irritohet dhe do të shkaktojë incidente!

Por, nëse këto të tre partnerë koalicioni, të cilët tentojnë në opinion si “armiq”, mendojnë se mund të luajnë me ndjenjat e shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve e kanë gabim. Pse, sepse tani, me institucionet nuk udhëheqin kuadrot e tyre të shitur tek Gruevski dhe Mijallkovi!
Më vjen keq për kolegen Ilire Dauti, që si zonjë, ka rënë preh e manipulimeve të Artanit dhe Apasievit. Por gjithmonë kur ajo do të vendoset në situata të këtilla nga bashkëpartiakët dhe “miqtë” e saj, do ta ketë mbështetjen e të gjithë deputetëve shqiptarë të shumicës parlamentare.

Për në fund, dua të zbardh edhe një detaj.

Çdo ditë që kalon, po qartësohet edhe fakti se në Kuvend ka dy LEVICA, ajo e Apasievit dhe e Ali Ahmetit. Këtë edhe më të bindur e bën fakti se të dyja, hapur e ndajnë të njëjtën ideologji. Atë marksist-leniniste!

Dhe nëse nëse arrijnë bashkë që edhe një milion hapa të tjerë politik të bëjnë, do u dalin një milion fytyra të ndryshme manipuluese, secila më e keqe se tjetra!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin
IMG_3706
Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia