Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të fundit të liderëve politikë.
Përmes një shmrim, Azizi e akuzon Ahmetin për, siç shprehet ai, mungesë guximi për të përballur debatet në tryeza të hapura politike dhe për preferimin e takimeve private, të cilat sipas tij shërbejnë për afrime personale me pushtetin.
“Patriot në fushatë, vardisës nga natyra… Nga keksat e ‘buza me tamël’, te takimet tet-a-tet. Kështu kur nuk ke guxim të flasësh në tryezë të burrave, por kërkon takime ‘private’, si gjithmonë, për t’iu vardisur pushtetit në kurriz të interesave të shqiptarëve”, ka deklaruar Azizi.
Reagimi i deputetit të VLEN vjen në një kohë tensionesh të shtuara politike pas zhvillimeve të fundit dhe takimeve ndërmjet liderëve partiakë, të cilat kanë nxitur debate të forta në skenën politike shqiptare në vend.










