Trendy

Babai me dy fëmijë vdesin nga zjarri

Para 2 orë

Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një banesë në lagjen “Mirdita” në Komunën e Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezi, i cili theksoi se rreth orës 12:55 policia është njoftuar për incidentin.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente”, deklaroi Elezi.

Sipas tij, në banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore, një i rritur 35-vjeçar  dhe dy fëmijët e tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar se ishin pa shenja jete.

Trending