Trendy

Bajram Rexhepi: Shipkovica dhe Gajreja, zemra e qëndresës dhe krenarisë tetovare

Para 7 muaj

Kandidati i Aleancës për Komb dhe Integrim (AKI) për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka zhvilluar takime me banorët e dy fshatrave me histori të pasur e me peshë të veçantë në identitetin tetovar – Shipkovicën dhe Gajren.

Në Shipkovicë, Rexhepi u mirëprit ngrohtësisht nga banorët, duke theksuar se ky vend simbolizon qëndresën dhe dinjitetin e popullit tetovar. “Shipkovica është shembull i bashkimit dhe i krenarisë sonë. Tetovarët nuk do ta durojnë më këtë poshtërim. Më 19 tetor, kthejmë dinjitetin dhe krenarinë tonë,” deklaroi ai.

Ndërsa në Gajre, Rexhepi vlerësoi traditën intelektuale dhe rolin historik të këtij fshati. “Gajreja ka qenë gjithmonë vatër e rezistencës dhe djep i dijes. Këtu janë farkëtuar intelektualë, janë rritur breza që kanë mbajtur gjallë shpirtin e lirisë dhe të qëndresës,” u shpreh kandidati i AKI-së.

Rexhepi theksoi se misioni i tij është t’i rikthejë Tetovës dinjitetin, zhvillimin dhe bashkimin që meriton, duke u angazhuar për një qeverisje me ndershmëri dhe vizion.

#BashkëPërTetovën ✅

Trending