Trendy

Ballistët kërkojnë përmendore përkujtimore për masakrën e Monopolit

Para 10 muaj

Tifogrupi Ballistët shpreh kërkesë me indinjatë të thellë për zhvillimet e fundit në kompleksin monopol, ndërsa kërkesa u drejtohet kompetentëve !
Pasi çdo parti politike apo subjekt tjetër, çështjen e këtij kompleksi po e komentojnë në aspekt material apo për punë ndërtimore ndërkaq NE larg çdo etiketimi politik apo interesi grupor e ndjejmë obligim Kombëtarë që çështjen ta shohim më ndryshe.

Është e pafalshme që kjo të kalojë aq lehtë, andaj jemi kërkues dhe në përkrahje të çdo iniciative qytetare A-politike për vendosjen e një Përmendoreje Përkujtimore me emrat e viktimave të masakrës së Monopolit të vitit 1944, dhe histori rreth kësaj ngjarje dhe atë në 3 gjuhë (Shqip, Anglisht, maqedonisht) kjo është më e pakta që mund të bëhet.
NUK E HARROJMË, NUK E FALIM 🇦🇱

Trending