Banorët e fshatit Çellopek kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tyre me familjen Asani, pas ndarjes nga jeta të vajzës së tyre vetëm 7-vjeçare, Baftije Asani.
Në një letër ngushëllimi, ata theksojnë trishtimin e thellë që ka shkaktuar humbja e parakohshme e vajzës dhe shprehin kërkesën që ky rast të hetohet me seriozitet dhe transparencë nga institucionet përkatëse.
“Jeta e saj e shkurtër dhe e pafajshme na ka lënë të trishtuar dhe pafjalë, por përveç dhimbjes, ne kërkojmë të zbardhet e vërteta dhe të bëhet drejtësi. I bëjmë thirrje organeve kompetente, autoriteteve shëndetësore dhe atyre të drejtësisë, që të shqyrtojnë me kujdes çdo aspekt të këtij rasti, duke u fokusuar në mundësinë e neglizhencës nga ana e mjekëve,” thuhet në letrën e ngushëllimit.
Në fund, banorët e Çellopekut luten që Zoti ta mëshirojë të ndjerën dhe t’i japë forcë familjes Asani për ta përballuar këtë humbje të rëndë.










