Në adres të portalit “tetova1” ka ardhur një reagim nga banorët e fshatit Kopanicë që janë pjesë e Komunës së Jegunovcit.
Ata janë të pakënaqur nga kryetari aktual i Komunës së Jegunovcës, Dimitar Kostadinoski i cili i ka injoruar kërkesat banorëve të fshatit për të gjetur një zgjidhje për ujin e pijshëm si dhe mbeturinat. Banorët e Kopanicës poashtu kanë ankesë se pse ëeb faqja e Komunës së Jegunovës tash nuk është edhe në gjuhën shqipe kurse në të kaluarën ka qenë.
“Tentativa e kotë për të gjetur zgjidhje me kryetarin e komunës së Jegunovcit në lidhje me ujin e pijshëm.
Ka pasur shumë tentativa për të gjetur zgjidhje por gjithçka ishte e kotë. Disa herë kemi kërkuar takime por krejt kjo ishte e kotë. Gjatë gjitha takimeve ai vazhdimisht e ka potencuar se ujë të pijshëm ka por vetëm për ne nuk ka.
U organizuam dhe e thirëm në takim me fshatarët por përsëri e kotë ku kanë qenë prezent numër i madh i fshatarve tanë dhe para të gjithve na premtoi se do ta rrgullojmë punën e ujit, gjithashtu edhe disa prëmtime tjera na bëri por çuditrëisht as njëra deri më tash nuk u realizua dhe gjithmon duke e potencuar se nuk i duhen votat tona dhe se kemi bërë gabim që e kemi votuar.
Përkundër ksaj ai vazhdon të investoi në të gjitha fshatrat tjerë duke na anashkaluar si fshat.
I kemi kërkuar që edhe faqen zyrtare ta ketë në 2 gjuhë. Edhe ate se bëri.
I kemi ofruar opcion që vetë ti rregullojm ventilat e ujit por e gjitha ishte e kotë. Shumë shpesh e potencon se nuk më duhen votat e fshatit tuj, unë ashtu ashtu do të fitoj.
Në të gjitha fshatat për rreth ka bërë shumë investime por vetëm në fshatin tonë jo.
Kemi kërkuar zgjidhje por as se si të gjejmë”, përfundon mesazhi i E.Adilit nga fshati Kopanicë./tetova1/
Trending







