Banorët e Reçicës së Madhe reagojnë ashpër ndaj paralajmërimeve për ndalimin e ujit të pijshëm, duke i cilësuar ato si propagandë të pastër nga ana e NPK “Sharri”. Sipas reagimeve të shumta të qytetarëve në rrjetet sociale, uji në këtë vendbanim është plotësisht i sigurt dhe i pastër për konsum.
Qytetarët pretendojnë se prapa këtyre njoftimeve fshihet qëllimi i NPK “Sharri” dhe i komunës për të marrë nën kontroll rrjetin e ujësjellësit, i cili aktualisht menaxhohet nga vetë bashkësia vendore.
Banorët theksojnë se ujësjellësi është ndërtuar me investime vetjake dhe se cilësia e ujit që vjen nga bjeshkët është zbrapsur me analiza e matje të bëra në terren.
Qytetarët kujtojnë se ujësjellësi është siguruar nga vetë banorët me investime që kalojnë shumën prej një milion eurosh për sjelljen e ujit nga bjeshka, prandaj nuk e pranojnë kompetencën e NPK “Sharri” mbi këtë rrjet.
Reagimet e konsiderojnë njoftimin si përpjekje për të krijuar panik artificial me qëllim kalimin e menaxhimit të ujit nën varësi komunale apo ndërmarrje publike.
Disa banorë kanë publikuar edhe fotografi të matjeve të bëra me pajisje për cilësinë e ujit, duke pretenduar se rezultatet tregojnë ujë plotësisht të pastër dhe të pijshëm.
Sipas banorëve, institucioni i vetëm i thirrur për të dhënë vlerësime përfundimtare mbi cilësinë mikrobiologjike dhe kimike të ujit është Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa njoftimet e fundit i shohin vetëm si presion politik e administrativ për marrjen e menaxhimit të ujësjellësit lokal.











