Trendy

Bardakci: Mësova diçka të re, një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër

Para 1 orë

Mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardakci, ka thënë se fishekzjarret në hotel para ndeshjes me Kosovën dhe fishkëllimat gjatë intonimit të himnit turk në stadiumin “Fadil Vokrri” i mësuan atij diçka të re.

Bardakci u shpreh se turqit nuk kanë miq përveç turqve të tjerë dhe kjo, sipas tij, tashmë u konfirmua. “Mësova diçka të re. Një turk nuk ka mik përveç një turku tjetër. E pamë këtë me siguri. Të gjitha ato, fishekzjarret, fishkëllimat gjatë himnit kombëtar ishin shumë të pakëndshme. Në fund të fundit, ata janë vendi ynë vëllazëror”, deklaroi Bardakci, transmeton hurriyet.

Trending