Rexhep Hajdari ka vazhduar pathyeshmërinë e tij në sportin e mundjes tradicionale, njofton Open-TV.
Djaloshi nga Patishka Reka dje në turneun ndërkombëtar në mundje tradicionale në Saraj të Shkupit sërish e ka zënë vendin e parë duke mbetur i pamposhtur në pesë vitet e fundit në “Bash kategori”, në konkurencë të garuesve pjesëmarrës edhe nga Turqia që njihen për sporte luftarake.
“Elhamdulilah premtimin që ia kam dhënë popullit tim e mbajta me nder deri në fund. Sërish vendi parë në fshatin Saraj. Dijeni se tradita ime nuk është e blerë, por është me të lindur. Në tokën time nuk do e lëshoj kur të shkel këmba e huaj deri sa të jem në këtë epokë do të jem gjithmon ball hapur dhe ju mirëpresë motin tjetër sërish në fushë të mejdanit. FALEMINDERIT KARSHIAKE. FALEMINDERIT PATISHKA REKË”, ka shkruar Rexhep Ajdari.
Rexhep Hajdari (92 kg) është mundës I KM Liria. Atë më 30 të këtij muaji e pret kampionati botëror në mundje në Tiranë. (Open-TV)