Trendy

Bashkim Hasani kryeson listën e këshilltarëve të VLEN-it në Gostivar

Para 7 muaj

Bashkim Hasani ka njoftuar se do të jetë bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit opozitar VLEN në zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit. Ai u shpreh mirënjohës për besimin e strukturave të partisë dhe paralajmëroi një betejë të fortë politike për ndryshimin e pritur nga qytetarët.

Postimi i plotë i Bashkim Hasanit:

“Mirënjohës për besimin e strukturave dhe udhëheqësisë së VLEN-it që ma besuan kryesimin e listës së këshilltarëve në zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit 🙏
Së bashku me kandidatin për kryetar komune, z.Sebaedin Dauti, dhe me strukturat e Vlenit, duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve, do t’i japim fund 8 viteve stagnim dhe keqqeverisje të pushtetit aktual lokal.

Me mbështetjen e qytetarëve, ndryshimi i shumëpritur do të bëhet realitet, sepse Gostivari meriton më shumë!”

Trending