Trendy

Bastisje në Gostivar dhe rrethinë, gjendet drogë, arrestohen dy persona

Para 1 orë

Më 10.04.2026, zyrtarët policorë arrestuan M.S. (38) në Gostivar. Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe në objektin e tij hotelier, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan disa paketime me marihuanë dhe substancë e bardhë pluhur. Gjithashtu, në objektin hotelier u gjet marihuanë.
Ndërsa më 11.04.2026 rreth orës 02:00, policia nga Njësia Policore në Çegran arrestoi U.I. (57) nga fshati Forinë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan substancë e bardhë pluhur dhe substancë e bardhë në formë kokrrizash.
Të dy personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.

Trending